Europiani U19, Shqipëria e nis me fitore
Një tjetër turne kontinental po i zhvillon ndeshjet në Shqipëria, teksa grupi B2 i Kampionatit Evropian të Futbollit të Femrave për grupmoshën e Nën-19-vjeçareve ka nisur të mërkurën në vendin tonë. Më herët, në mjediset e “Shtëpisë së Futbollit” në kryeqytet, Skocia ka mundur 10-0 Lihtenshtejnin, ndërsa pasdite, në Stadiumin “Elbasan Arena”, ka qenë radha e Shqipërisë për t’u përballur me Qipron.
Dhe takimi i sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ka parë vajzat kuqezi ta mbyllin pjesën e parë në epërsi minimale, falë golit të Maxhalakut pas një gjysmëore lojë.
Ndërkaq, edhe pjesa e dytë do të flasë për vajzat kuqezi, të cilat dyfishojnë shifrat në minutën e 53-të, me anë të Met’hoxhës.
Ago do ta vulosë fitoren e vajzave kuqezi 5 minuta para fundit të kohës së rregullt, duke fiksuar kështu edhe shifrat 3-0 në favor të Shqipërisë ndaj Qipros.
Takimi i radhës për vajzat kuqezi është ai ndaj Lihtenshtejnit.