Një tjetër turne kontinental po i zhvillon ndeshjet në Shqipëria, teksa grupi B2 i Kampionatit Evropian të Futbollit të Femrave për grupmoshën e Nën-19-vjeçareve ka nisur të mërkurën në vendin tonë. Më herët, në mjediset e “Shtëpisë së Futbollit” në kryeqytet, Skocia ka mundur 10-0 Lihtenshtejnin, ndërsa pasdite, në Stadiumin “Elbasan Arena”, ka qenë radha e Shqipërisë për t’u përballur me Qipron.
Dhe takimi i sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ka parë vajzat kuqezi ta mbyllin pjesën e parë në epërsi minimale, falë golit të Maxhalakut pas një gjysmëore lojë.
Ndërkaq, edhe pjesa e dytë do të flasë për vajzat kuqezi, të cilat dyfishojnë shifrat në minutën e 53-të, me anë të Met’hoxhës.
Ago do ta vulosë fitoren e vajzave kuqezi 5 minuta para fundit të kohës së rregullt, duke fiksuar kështu edhe shifrat 3-0 në favor të Shqipërisë ndaj Qipros.
Takimi i radhës për vajzat kuqezi është ai ndaj Lihtenshtejnit.
Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric ka respekt për ekipin e Laçit, trajnerin e tij me…
Disa detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka një ditë më…
Numri i shqiptarëve nga diaspora, të cilët kanë aplikuar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) si…
Papa Françesku kaloi një tjetër natë të qetë në spital, tha Vatikani të premten, pasi…
Fillon nesër (1 mars) muaji i shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë. Kryetari…
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sym’Sy” në Facebook, teksa iu përgjigj një komentuesi…
This website uses cookies.