Eurovision 2024, sonte finalja e madhe. Njihuni me 26 këngët në garë

Edicioni i 68-të i Eurovision kulmon sonte. Mbrëmjen e kësaj të shtune do të interpretohen 26 këngë dhe pas 4 orësh muzikë, performanca, argëtim dhe emocione do të njohim fituesin e Eurovision 2024.

Shfaqja fillon në orën 21:00 dhe zhvillohet në Malmo të Suedisë, ndërsa transmetohet drejtpërdrejt nga Radio Televizioni Shqiptar. Po ashtu, kjo natë do të transmetohet edhe përmes një monitori gjigand në Sheshin Italia në kryeqytet. 

Shqipëria u përfaqësua këtë vit nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan” e cila performoi në natën e dytë gjysmë finale. Pavarësisht se pati një performancë dinjitoze, Besa Kokëdhima nuk mundi të kualifikohej për në finale.

Këngët pjesëmarrëse në garë:

  1. Suedi | Marcus & Martinus – Unforgettable
  2. Ukrainë | alyona alyona & Jerry Heil – Teresa & Maria
  3. Gjermani | ISAAK – Alëays On The Run
  4. Luksemburg | TALI – Fighter
  5. Holandë | Joost Klein – Europapa
  6. Izrael | Eden Golan – Hurricane
  7. Lituani | Silvester Belt – Luktelk
  8. Spanja | Nebulossa – ZORRA
  9. Estoni | 5MIINUST x Puuluup – (nendest) narkootikumidest ei tea me (küll) midagi
  10. Irlandë | Bambie Thug – Doomsday Blue
  11. Letoni | Dons – Holloë
  12. Greqi | Marina Satti – ZARI
  13. Mbretëria e Bashkuar | Olly Alexander – Dizzy
  14. Norvegji | Gåte – Ulveham
  15. Itali | Angelina Mango – La Noia
  16. Serbi | TEYA DORA – RAMONDA
  17. Finlanda | Windoës95man – No Rules!
  18. Portugali | iolanda – Grito
  19. Armenia | LADANIVA – Jako
  20. Qipro | Silia Kapsis – Liar
  21. Zvicër | Nemo – The Code
  22. Slloveni | Raiven – Veronika
  23. Kroaci | Baby Lasagna – Rim Tim Tagi Dim
  24. Gjeorgji | Nutsa Buzaladze – Firefighter
  25. Francë | Slimane – Mon Amour
  26. Austri | Kaleen – We Will Rave
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.