Eurovizion 2024, dy gjysmëfinalet më 7 dhe 9 maj. Nata finale më 11 maj

Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli gjigand i këngës, “Eurovision 2024” i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa.

Konkursi i këtij viti do të mbahet në Malmo në Suedisë me dy gjysmëfinale më 7 dhe 9 maj. Artistet pjesëmarrës siç e do tradita kanë bërë dhe paradën e tyre në tapetin Turkez.

Shqipëria do të performojë natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2024 ku pas hedhjes së shortit, është përcaktuar se do të jetë e 6-ta në radhë, të enjten e 9 majit, kur do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e dytë.

Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024 me këngën “Titan”.

Ajo ka marrë besimin e publikut në Festivalin e 62 –të të Këngës në RTSH për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion-it.

Përfaqësimi i Besës në këtë kompeticion ka marrë një vëmendje të veçantë.

“E kanë cilësuar si një performancë dinjitoze, Besën me një vokal shumë të mirë, me një mesazh shumë të bukur. Me provat që janë realizuar deri tani duket se gjithçka është përfekte”, tha moderatori Andri Xhahu.

Përsa i përket votimit në Eurovizion, moderatori Andri Xhahu tregon detajet.

Votimi është shumë i rëndëshishëm pasi nga gjysmëfinalja, dhjetë finalistët vlerësohen nga vota e publikut.

Votohen në dy forma: Shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse.

Ndërsa, të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, tani është votimi rest of the world (pjesa tjetër e botës) ku mund të votohet online 24 orë përpara se të çelet votimi i online në esc.vote ku mund të votohet për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës,” tregoi Xhahu.

Eurovision 2024 do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTSH.

Vetëm 16 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do t’u bashkohen 5 shteteve të përhershme finaliste.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.