Eurovizion 2025 po afron, “Shkodra Elektronike” vijon suksesin ndërkombëtar

shkora eletro

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizionin e këtij viti, “Shkodra Elektronike”, po vijon me sukses turneun promovues në disa prej qyteteve më të rëndësishme të Europës.

Kënga, që përfaqëson një ndërthurje të veçantë të motiveve tradicionale shqiptare me ritmet elektronike moderne, është kthyer në një prej këngëve më të pëlqyera të edicionit të këtij viti.

Me afrimin e datës së mbajtjes së Eurovizion 2025, interesimi për performancën shqiptare është në rritje.

“Shkodra Elektronike” ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për tingullin unik, por edhe për performancën e saj dinamike dhe koreografinë e veçantë që u prezantua për herë të parë gjatë Festivalit të Këngës në RTSH, në edicionin e 63-të.

Performanca e veçantë e dy artistëve është bërë virale në rrjetet sociale, duke u interpretuar nga njerëz të ndryshëm në të gjithë botën. Kjo energji dhe autenticitet ka bërë që “Shkodra Elektronike” të spikasë mes konkurrencës së fortë dhe të ngjallë entuziazëm tek fansat e Eurovizionit.

Eurovizion 2025 këtë vit do të mbahet në datën 13, 15 dhe finalja e madhe në 17 maj. Shqipëria do të ngjitet në skenë në gjysmëfinalën e parë në 13 maj ku do të performojë e 12 në radhë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.