f13d2c11ff1b41019c39c218770afade
Prokurorët federalë kanë ngritur akuza tatimore kundër Hanter Bajden (Hunter Biden), çështja e dytë penale kjo kundër djalit të presidentit amerikan, Xho Bajden (Joe Biden).
Aktakuza me nëntë pika thotë se ai planifikoi të shmangte të paktën 1.4 milion dollarë në taksat federale nga 2016-2019.
Tri veprat penale dhe gjashtë kundërvajtjet përfshijnë mosdeklarimin dhe pagesën e taksave, deklarimin e rremë tatimor dhe shmangien e vlerësimit.
Hanter Bajden u padit në shtator për akuzat federale për armë zjarri në Delaware. Djali 53-vjeçar i presidentit Xho Bajden është deklaruar tashmë i pafajshëm në lidhje me çështjen e armës.
Shtëpia e Bardhë nuk i ka komentuar akuzat e reja.
Këto akuza vijnë pasi republikanët e Kongresit vendosin marrëdhëniet e biznesit të Hanter Bajden në qendër të një hetimi për shkarkimin e Presidentit Bajden, i cili po kërkon rizgjedhjen vitin e ardhshëm.
Nëse shpallet fajtor për çështjen tatimore, Hanter Bajden mund të përballet me 17 vjet burg.
Në një aktakuzë prej 56 faqesh të ngritur në Kaliforni, prokurorët pretendojnë se ai i shpenzoi paratë e tij për “drogë, përcjellje dhe të dashura, hotele luksoze dhe prona me qira, makina ekzotike, veshje dhe sende të tjera të natyrës personale, me pak fjalë, gjithçka përveç taksave të tij. “.
Ata thonë se djali i presidentit “individualisht ka marrë më shumë se 7 milionë dollarë në total të ardhura bruto” midis 2016 dhe 2020, por “dështoi me dashje të paguajë taksat e tij të 2016, 2017, 2018 dhe 2019 në kohë, pavarësisht se kishte akses në fonde për të paguar disa ose të gjitha këto taksa”.
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…
Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…
Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…
Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…
Ky dimër ka qënë i vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…
This website uses cookies.