Boksieri kuqezi i klubit shkodran të boksit, Boxing North Albania, Adam Maca duket se do të përsërisë suksesin e Europianit të vitit të kaluar, ku ai është shpallur kampion për kategorinë e moshës U16. Ashtu si edhe vitin e kaluar, edhe në Evropianin e sivjetëm, që po zhvillohet në Porec të Kroacisë dhe që i përket një kategorie më të madhe, atë të moshës U18, talentin shqiptar e shoqëron sërishmi trajneri i tij, Klaodio Çekini. Pesha deri 57 kg ku konkuron boksieri kuqezi Adam Maca ka në garë boksierët më të mirë të Evropianit, plot 24 të tillë, përfaqësues të shteteve me traditë boksi, si Anglia, Italia, Belgjika, Turqia, Polonia, Greçia, Ukraina, Kroacia vendase, etj. Nëse në turin e parë, Adam Maca u kualifikua me shansin e shortit, në turin e dytë. Adam Maca u ndesh me boksierin vendas, kroatin, Bruno Bacac. Një ndeshje e filluar me breshëri goditjesh nga ana e shqiptarit Maca duke e detyruar kundërshtarin të pësojë dy nogdaume radhazi dhe më pas, të tërhiqet nga ringu. Fitore kjo që e kualifikoi Macën në 8 më të mirët e Europes. Ndeshja e radhës për kampionin shqiptar, Adam Maca, ishte ajo e zhvilluar mbrënjen e së enjtes përballë bullgarit KONSTANTIN YORDANOV Kostov. Edhe pse ka pasur përballë një boksier që vitin e kaluar është shpallur kampion i Evropës për moshat U18, boksieri i klubit të boksit, Boxing North Albania që stërvitet mes Shkodrës dhe Anglisë ku jeton me familjen e tij ka arritur të fitojë me meritë duke u kualifikuar në turin tjetër mes katër më të mirëve të Europianit. Kundërshtari i radhës për Adam Macen është boksieri rumun, Mario Caprian, ku objektivi i radhës është fitorja, për të ecur më tej drejt fitimit të titullit kampion Evrope.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.