Evropiani i karatesë në Francë / Lezhjania Mikela Skandaj në podium me flamurin shqiptar
Në kampionatin Evropian të karatesë që po zhvillohet në Antibes të Frances, mes konkurentëve nga 24 shtete europiane u përfaqësua edhe karateistja e talentuar lezhjane, Mikela Skandaj. Vetëm 14 vjeçe, por me rezultatet e saj të suksesshme, disa herë kampione e Italisë, kampione e Ballkanit dhe e Evropës, për Mikelen ka pasur një interesim të madh nga ana e Federatës Italiane të Karatesë në mënyrë që ajo të përfaqësonte Italinë në arenën ndërkombëtare. Për vajzen shqiptare, e lindur dhe rritur në Itali, por me prind shqiptar në fshati Baqel i Lezhës, dëshira e saj ishte të përfaqësonte zyrtarisht Shqipërinë në veprimtaritë ndërkombëtar. Madje, për këtë, ajo dhe familja e saj, dhe posaçërisht, babai i saj, Angjelin Skandaj, që është një trajner i dytë për të, trokitën në dyert e strukturave sportive të Shqipërisë, por asnjë përgjigje pozitive për kërkesën e saj. Pikërisht, për këtë arsye, Mikela humbi dy muaj më herët Kampionatin Botëror, ndërkohë, në mënyrë që të mos humbiste edhe Evropianin, pranoi të garonte për Italinë, e cila e përzgjodhi si kapitene të skuadrës. Edhe pse, prej një muaji ajo kaloi një dëmtim të rëndë muskular, Mikela u fut në konkurim, madje në dy stile të ndryshme, Kata dhe Kumite për peshën deri në 60 kg. Falë talentit që zotëron, edhe pse në kunkurim kishte rivale me moshë dhe përvojë më të madhe, Mikela Skandaj korri suksesin e merituar duke u ngjitur në podium për t’u shpallur nënkampione Evrope, sukses që e arrin për të dytin vit rradhazi por edhe duke dërguar në Verona ku jeton me familjan e saj, 3 medalje, të cilat e çojnë në 53, numrin e medaljeve në karrieren e saj sportive. Medaljet e saj i përkasin kombëtares italiane, por ashtu siç kishte premtuar, suksesin e saj Mikela, e shoqëroi me flamurin shqiptar, për të cilin shpreson se në një të ardhme jo të largët, autoritetet shqiptare të sportit, do t’ia mundësojnë që të përfaqësojë zyrtarisht në arenën ndërkombëtare me flamurin shqiptar.