Evropiani i peshëngritjes, shkodrani Erkand Qerimaj nënkampion Evrope
Peshëngritësi i talentuar shkodran, Erkand Qerimaj, ka bërë një prezantim të shkëlqyer në garat e Kampionatit Evropian të Peshëngritjes për të Rritur të zhvilluara në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje. Gjatë konkurimit në peshën 81 kg, Erkand Qerimaj arriti një super rezultat duke ngritur 155 kg në stilin e shkëputjes, shifër kjo e barabartë me kampionin e botës dhe të Europës në fuqi. Por, sipas rregullores së re, duke e ngritur më herët këtë peshë, rivali i tij shpallet kampion Europe duke bërë që Qerimaj të renditet në vendin e dytë duke merituar medaljen e argjendtë. Menjëherë pas kthimit nga Sofia, Qerimaj ka zgjedhur RTSH Shkodrën duke përcjellë emocionet e kësaj gare.
Në vijim superkampioni shqiptar, flet për garat e ardhshme duke synuar medalje dhe përfaqësim në Opimpiadë.
Me këto rezultate të larta që e shoqërojnë sistematikisht për një periudhë të pandërprerë 20 vjeçare, Erkand Qerimaj, mbetet padyshim, peshëngritësi më i spikatur i peshëngritjes shqqiptare.