Evropiani i Polonisë në karate, talentja shqiptare Mikela Skandaj përfaqëson Italinë në peshën 60 kg

Për karateisten e talentuar shqiptare me origjinë nga fshati Baqel i Lezhës, Mikela Skandaj, e cila prej vitesh jeton në Itali me familjen e saj, viti 2024 pritet të jetë i ngjeshur me aktivitete të shumta ndërkombëtare. E nisi me suksesin e arritur në Turneun Ndërkombëtar të Italisë  duke fituar Medaljen e Artë si dhe Çmimin Special të Turneut, ndërkohë që të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe garat e tjera në vazhdim. Njëra prej tyre, ajo më e afërta, është Kampionati Europian i kataresë, ku konfirmimin për pjesëmarrjen në këtë event, nën kampionja e Evropës, Mikela Skandaj, e mori këto ditë nga trajnieri i saj dhe njëkohësisht i kombëtares Italiane të karatese. Kampionati i 14-të Evropian do të zhvillohet në Varsavia të Polonisë, dhe për 15 -vjeçaren lezhjane, Mikela Skandaj,  është për të tretin vit rresht në një event të tillë të nivelit Evropian të karatese. Dhe, kjo vjen falë talentit dhe rezultateve të shkëlqyera që ka arritur këto vitet e fundit, falë pasionit dhe vullnetit të hekurt që ka për t’u stërvitur. Kujtojmë se Mikela Skandaj morì pjesë për herë të parë në Kampionatin Evropian në vitin 2022  duke u shpallur nënkampione Evrope  për herë të parë. Ndërsa , vitin e kaluar përsëriti suksesin në Francë duke mbrojtur titullin nënkampione Evrope, por dhe duke rrëmbyer tre medalje, një të argjentë individuale dhe dy të bronxit me skuadrën e saj. Në total, Mikela Skandaj ka koleksionuar plot 59 medalje, duke konkuruar në peshën 60 kg, kata e kumite.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.