“Expocity Albania”, bujqësia europiane në kërkim të modeleve të suksesshme të tregut

Expocity Albania

Expocity Albania

Në Tiranë është çelur edicioni i katërt i Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë, Blegtorisë dhe Kopshtarisë 2023, nga Expocity Albania.

Në “Agrotech Expo 2023” janë mbledhur kompani nga vende të ndryshme të cilat gjithnjë e më shumë presin bashkëpunim për të operuar në tregun shqiptar.

Qëllimi kryesor i këtij panairi është krijimi i mundësive për bashkëpunime biznesi për çdo fermer dhe të interesuarit e sektorit.

Presidenti i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, u shpreh se duhen modele të suksesshme tregu për sektorin e bujqësisë. Ai u bëri thirrje bizneseve dhe fermerëve t’u bashkohen panairit, ku në ditën e tretë do të zhvillohen bashkëbisedime mes aktorëve të sektorit.

“Do të ftojmë më shumë se 20 institucione për të folur për një model sa më të suksesshëm tregu, kryesisht për vajin e ullirit, një nga kulturat më të rëndësishme në bujqësinë e vendit”, tha ai.

Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë, u shpreh se janë disa çështje kryesore që e përcaktojnë gjithnjë e më mirë suksesin e panairit, ku cilësia e produkteve që prezantohet në këtë panair është e barabartë me atë të produkteve ndërkombëtare, apo dhe fakti që teknologjia dhe inovacioni janë të përfshirë gjithnjë e më shumë në këtë sektor, duke ndihmuar në cilësinë e produktit.

Andi Seferi, zëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se sektori po ecën në ritme shumë të mira, pavarësisht vështirësive. “‘Expocity’ me panairin ‘AgroTech’ bashkon të gjithë aktorët e sektorit në mënyrë që të rritet bashkëpunimi midis tyre.

Jam me zemrën plot kur shoh ecurinë e kompanive dhe që gjithnjë e më shumë, gjërat po ecin më mirë për to. Por ka edhe vështirësi dhe jemi ne institucionet, që duhet të projektojmë politika në funksion të rritjet për bujqësinë”, tha ai.

Zëvendëskryetari i Bashkisë  Seferi gjithashtu deklaroi se edicioni i ardhshëm i “Agrotech” do të zhvillohet në ambientet e “AgroPark Tirana”, i ndërtuar posaçërisht për fermerët.

Drejtoresha ekzekutive e “Expocity Albania”, Aulona Hoxha u shpreh se ashtu si në çdo vend tjetër europian, Tiranës i duhet rrënjosur kultura e panaireve.

Disa nga partnerët kryesorë të panairit u shprehën se bashkëpunimet midis bizneseve janë thelbësore për këtë sektor, prandaj në fokus kryesor për ta është edhe bashkëpunimi me kompanitë e huaja.

Një tjetër faktor kryesor për zhvillimin e sektorit është edhe incovacioni në teknologji dhe përdorimi i makinerive që sjellin efikasitet në prodhim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.