FA CUP, ende llogaritë e hapura
Raundi i katërt i FA Cup ka ende për të luajtur ndeshje e për të diskutuar kualifikimin. Pikërisht Çelsi – Aston Vila, Shefild Uednesdei – Koventri, Lids Junajted – Plejmuth, Uatford – Sauthempton dhe Bristol Siti – Notingem Forest do të kërkojnë ndeshje të dytë. Tanimë në fushën e Aston Vilës, Koventrit, Plejmuth, Sauthempton dhe Notingem Forest.
Ajo që duhet theksuar është fakti se Mançester Siti, Liverpul, Mançester Junajted, Njukastëll kanë vazhduar më tej. Madje çudia më e madhe është eliminimi i Evërton nga Luton Taun, skuadër e cila lufton për mbijetesë në Premier Ligë. Duke nisur nga kjo e martë rikthehet kampionati me javën e 22-të.
Kështu e marta do të ketë pesë ndeshje interesantë që janë Notingem Forest – Arsenal, Fulham – Evërton, Luton Taun – Brajton, Kristal Pallas – Shefild Junajted dhe Aston Vila – Njukastëll. Të mërkurën Mançester Siti – Bërnli, Totenhem – Brentford, Liverpul – Çelsi dhe Uest Hem – Burnemuth. E java mbyllet të enjten me çiftin Uolves – Mançester Junajted. Për kryesuesit e Premier Ligë një javë për të ruajtur pozicionet në renditje, ndërsa gjithçka kryesohet nga Liverpul me 48 pikë.