FA fushatë sensibilizuese në Lezhë / Kolonel Fadil Ciroku: 428 vende të lira për ushtarë profesionistë
Lezha ishte ndalesa e radhes e Ministrisë së Mbrojtjes, në fushatën sensibilizuese të nisur për rekrutimin e të rinjve për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Mjetet dhe përsoneli i ushtrisë zbarkuan në qendër të qytetit, duke tërhequr vëmendjen e shumë të rinjve, të cilët shfaqen interes për t’u bërë pjesë Forcave të Armatosura. Komandanti i Qendrës së Përsonel-Rekrutimit, Kolonel Fadil Ciroku tha se janë 428 vende të lira për ushtarë profesionist.
I pranishëm në këtë aktivitet, prefekti i Qarkut Lezhë , Gjergj Prendi, ju bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.
Interesi i grupmoshave nga 18 deri ne 27-vjeç për t’u bërë pjesë e forcave të armatosura po vjen gjithnjë, ndërsa aplikimet do të jetë të hapura deri në javën e parë të muajit janar të vitit 2024.