Fakte dhe statistika nga ndeshja Atalanta-Leverkusen
Superkompiuteri i “Opta”-s ka llogaritur fituesen e Ligës së Europës duke konsideruar fiutese skuadrën e Shabi Alonsos me 50.2% të shanseve.
Gjashtë prej 31 golave të Leverkusenit në Europa League këtë sezon janë shënuar në minutën e 90’ ose në shtesë. Kjo është shifra e golave më e madhe e shënuar në fundin e ndeshjeve prej një skuadre në të gjitha kompeticionet më të rëndësishme Europiane.
Xhanluka Skamaka ka shënuar gjashtë gola këtë sezon. Xhuezepe Rosi në 2010-11 (10 për Vijarealin) dhe Çiro Imobile në 2017-18 (tetë për Lacion) janë të vetmit lojyarë italianë, të cilët kanë shënuar më shumë gola në një edicion të vetëm të kompetiocioneve europaine.
Atalanta dhe Leverkusen janë përballur në Europë vetëm dy herë më parë. Ekipi bergamask ka fituar të dy takimet e vlefshme për 1/8-at në sezonin 2021-22 (1-0 në Leverkusen, 3-2 në Bergamo).