Categories: Bota e KafshëveFLASH

Fakte interesante për delfinët

Nga të gjitha kafshët dhe krijesat e detit, njerëzit i duan më së shumti delfinët, dhe kjo nuk është aspak befasuese – vetëm shikojeni këtë buzëqeshje magjepsëse! Prandaj, në vijim ju ftojmë që t’i lexoni disa fakte interesante për këto krijesa të mahnitshme.

  • Delfinët Maui janë më të vegjlit. Ata janë rreth 120 cm të gjatë, ndërsa peshojnë rreth 40 kilogramë. Kurse më të mëdhenjtë janë orkat, të cilat njihen edhe si balenat vrasëse (po, në fakt ato bëjnë pjesë në familjen e delfinëve). Meshkujt e këtyre të fundit arrijnë gjatësinë 6 deri në 8 metra dhe peshojnë mbi 6 tonelata.
  • Shumica e delfinëve jetojnë gjatë. Lloji më i njohur, Tursiops (Bottlenose), e ka një jetëgjatësi mesatare deri në 40 vjet, ndërsa disa orka jetojnë deri në 80 vjet.
  • Delfinët nuk mund të marrin frymë në mënyrë automatike. Prandaj, gjatë fjetjes një pjesë e trurit të tyre është e zgjuar, përderisa pjesa tjetër pushon, dhe më pas pjesa e dytë zgjohet, ndërsa pjesa e parë flenë. Delfinët i kalojnë rreth 8 orë në ditë në këtë gjendje, gjë që ua mundëson që në mënyrë të vetëdijshme të kontrollojnë frymëmarrjen dhe që kohë pas kohe të dalin në sipërfaqe për të thithur ajër.
  • Për të shmangur pengesat dhe për të gjetur ushqim, delfinët nuk i përdorin vetëm sytë, por edhe ekolokacionin (një aftësi e ngjashme me radarët sonar).
  • Emri delfin rrjedh nga gjuha greke “delphis”, që në përkthim do të thotë “peshku me mitër”.
  • Romakët e vjetër dikur i përdornin delfinët si ndihmës në peshkim. Ata i stërvitnin delfinët për t’i shtyrë peshqit më të vegjël drejt tyre, pas grumbullimit të një tufe të madhe të peshqve në një vend, delfinët do t’u sinjalizonin peshkatarëve që ishte koha për t’i hedhur rrjetat e tyre. Edhe sot e kësaj dite, në disa pjesë të Santa Caterina në Brazil, peshkohet në këtë mënyrë.
  • Delfinët e Amazonës notojnë me kokë poshtë. Besohet që gunga në shpinën e tyre iu ndihmon që të ndjejnë fundin e këtij lumi për të gjetur ushqim. Kjo mënyrë e notimit iu ndihmon edhe që të zbulojnë se çka gjendet poshtë tyre, sepse nën sy ata kanë faqe paksa më të mëdha, të cilat iu pengojnë që të shohin drejt dyshemesë së lumit.
  • Delfinët janë specia e vetme e kafshëve, që sikurse njerëzit, e zhvillojnë llojin e dytë të diabetit.
  • Delfinët e zotërojnë aftësinë që të njohin, mbajnë mend, dhe zgjidhin probleme, gjë që i bën ndër krijesat më të mençura në planet.
  • Delfinët mund të jenë të lumtur, të mërzitur e madje edhe të hidhëruar. Ata mund të jenë edhe mbajtës inati dhe të hakmerren ndaj njerëzve.
  • Ata e konsiderojnë shtatzëninë si një dukuri mbresëlënëse dhe me kënaqësi grumbullohen rreth shtatzënës, dhe për këtë arsye ato e shmangin zhytjen nën ujë.
  • Secili delfinë e ka pendën unike në shpinë, e cila shërben për identifikim më të lehtë.
  • Janë regjistruar raste të shumta kur delfinët i ndihmojnë njëri-tjetrit në nevojë. Madje është shënuar që ata mund ta krijojnë një ‘trap’ me trupat e tyre dhe në këtë mënyrë i kanë transportuar delfinët e sëmura apo të lënduar.
  • Me sa duket empatia e tyre nuk njeh kufij, sepse janë regjistruar shumë raste kur ata iu kanë ndihmuar njerëzve në nevojë, e madje edhe balenave më të mëdha se ata.
  • Delfinët janë kafshë jashtëzakonisht lozonjare dhe kureshtare. Ata luajnë me njëri-tjetrin, por edhe me speciet e tjera – njerëzit dhe qentë.
  • Studimet e kohëve të fundit kanë treguar që delfinët i kanë emrat e tyre, dhe që ata mund ta thërrasin njëri-tjetrin.
RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

4 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

5 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

5 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

5 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

5 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

21 hours ago

This website uses cookies.