Fakte interesante për pulat
1. Zemra e një pule rreh 280 deri në 35 herë në minutë.
2. Pulat mund të bëjnë deri në 600 vezë vetëm në dy vitet e para të jetës së tyre. Ato mund të bëjnë vezë që kur mbushin 6 muaj.
3. Pulat mund të vrapojnë në shpejtësi prej 14 kilometra në orë. Një pulë me kokë të prerë mund të vrapojë në gjatësi sa një fushë futbolli, pastaj vdes.
4. Pula nënë shikon vezët e saj 50 herë në ditë, për të parandaluar thyerjen e tyre.
5. Pulat hanë çdo gjë: fara, fruta, insekte, minj dhe hardhuca. Ato mund të jetojnë 5 deri në 11 vjet.
6. Pulat jetojnë në bashkësi dhe kanë shumë afrimitet me vezët e tyre. Pulat, ia dedikojnë jetën rritjes së të vegjëlve të tyre.
7. Pulat që kanë veshë të kuq bëjnë vezë kafe dhe ato që kanë veshë të bardhë bëjnë vezë të bardha.
8. Pulat deri në 6 muaj nuk ngacmohen nga gjeli, pasi pula deri në atë moshë nuk është e rritur për të bërë vezë.
9. Pulat krijojnë një strukturë komplekse shoqërore dhe secila prej tyre e di vendin dhe shkallën e saj shoqërore.
10. Pulat kanë shikim të mirë dhe shohin me shumë ngjyra. Pulat mundohen që të mbajnë higjienë të pastër dhe çdo ditë pastrojnë me sqep pendët e tyre.