Fakte interesante rreth radios që mbase nuk i keni ditur

Kanë kaluar më shumë se 100 vjet që nga transmetimi i parë i radios publike në histori. Tingulli i një opere live me disa nga këngëtarët më të njohur të operës së kohës u transmetua nga Teatri i Operës Metropolitan. Radio si një mjet komunikimi masiv është një nga më të vjetrat, por është ende një pjesë e madhe e jetës sonë dhe sot.
Valët e radios – Valët e radios dhe transmetimet në radio u gjetën nga James Clark Maxwell në vitet 1860.

Pionieri i transmetimit – Guglielmo Marconi ishte pionieri më i madh në transmetimin e radios në distanca të gjata. Marconi ishte përgjegjës për transmetimet e para të suksesshme transatlantike të valëve të radios. Marconi fitoi Çmimin Nobel në Fizikë për “kontributet e tij në zhvillimin e telegrafisë pa tel” në 1909.

Fundi i një epoke – Norvegjia ishte vendi i parë në botë që i dha fund transmetimeve të radios FM. Qeveria norvegjeze vlerësoi se dixhitalizimi i radiostacioneve kombëtare do të rezultojë në një fitim vjetor prej 25 milionë dollarësh. Kostoja e përdorimit të transmetimit kombëtar të radios FM është tetë herë më e madhe se përdorimi i transmetimit audio dixhital, shpjegoi qeveria.
Përdorimi aktual – Sipas UNESCO-s ka rreth 44,000 stacione radioje në mbarë botën . Radioja është burimi më i madh i muzikës në botën e mediave.