“Faktori kryesor i ngjarjeve kriminaleve”, Balla: Do shkojmë kudo me qen të gjejmë armët pa leje

Në takimin e zhvilluar nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri mbi aftësitë e qenve të policisë në zbulimin e narkotikëve dhe armëve të zjarrit, ministri Taulant Balla tha se do të kryhen kudo kontrolle për të gjetur armët pa leje.

Sipas Ballës, policia do të përdorë qentë e instruktuar për të gjetur vendet dhe personat që mbajnë armë pa leje.

Balla vuri në dukje se ky është një aksion që kërkon të parandalojë ngjarjet kriminale, pasi sipas tij, shumica e tyre ndodhin për shkak të përdorimit të armëve pa leje.

Qëllimi i takimit të sotëm është rritja e kapaciteteve dhe aftësive K9 të Policisë së Shtetit. Një ndër problemet delikate të forcave të policisë mbetet lufta dhe goditja e përditshme e fenomenit të armëmbajtjes pa leje dhe trafikut të armëve.

Na duhet të zhvillojmë të gjitha kapacitetet tona, së pari ato gjurmuese, edhe përmes përdorimit të qenve të shkojmë të kontrollojmë kudo për të gjetur armët pa leje të cilat në të gjitha rastet rezultojnë të jenë një nga arsyet e ngjarjeve kriminale”, u shpreh Balla.

Ai theksoi gjithashtu se policia e shtetit ka rritur edhe masat e sigurisë dhe kapacitetet e ekipeve të shpëtimit, teksa iu referua shpëtimit të një turisteje franceze ditën e djeshme.

Kemi pasur dje një operacion të vështirë për gjetjen e një turisteje franceze, ku gjithçka ka shkuar mirë. Me këtë rritje të numrit të madh të turistëve na duhet që të përforcojmë në të gjitha format e kapaciteteve tona shërbimet e shpëtimit. U ndala pak për të folur për këtë pjesë pa harruar se në vëmendjen tonë janë dhe duhet të jenë edhe më shumë ekspertët policorë, instruktorët, ata që në fakt janë mësuesit dhe që i ofrojnë policisë këto asete të rralla. Nëse nuk do të ishin instruktorët thjesht do të ishin katër putrash”, tha Balla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, AKU bllokim importit deri në analizimin e plotë të sasive

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se për një sasi prej 52 kg luleshtrydhesh të importuara…

1 day ago

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali takon misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të KE-së

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë…

1 day ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, misioni i Këshillit të Evropës takon Celibashin, Komisionin e Ankimimeve dhe atë Rregullator

Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor…

1 day ago

Shqipëria e vajzave shkëlqen në “Loro Boriçi”

Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë…

1 day ago

Thellohet bilanci i viktimave! Shkon në 60 numri i personave që humbën jetën nga zjarri në RMV

Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…

1 day ago

Pengmarrja në Lezhë, detajet e reja – Dod Gjoka: Kemi patur një konflikt të çastit, policia vijon kërkimet për 3 autorët

"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…

1 day ago

This website uses cookies.