Në fillim të vitit 2026 studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës do të kenë shtëpinë e tyre të re. Korpusi i ri i dy fakulteteve është duke u ndërtuar, ku do të pajiset me sallat e leksioneve, laboratorët, bibliotekat dhe hapësirat rekreative, të gjitha projektuar për të mbështetur procesin akademik dhe me standardet më moderne.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu tha se për vitin 2024 buxheti që i dedikohet infrastrukturës së arsimit të lartë për të rritur standardet e edukimit në sistemin universitar në vend është 1.5 miliard lekë. Këtë investim, Manastirliu e shikon si një xhevahir që i shtohet investimeve në arsimin e lartë.
“Po shoh se si një investim publik po ecën me ritme të mira për dy fakultete e rëndësishme që në fillim të 2026 do të kenë shtëpinë e re. Ky është një tjetër xhevahir që i shtohet kolanës së investimeve në arsimin e lartë. Vetëm për 2024 buxheti për infrastrukturën e arsimit të lartë është 1.5 miliardë lekë dhe synon të përmirësojë standardet për studentët”, tha Manastirliu.
Ministrja tha gjithashtu se mes bashkive dhe universiteteve do të ketë një bashkëpunim në realizmin e projekteve dhe ekspertiza që kërkohen.
“Një tjetër hap që do hedhin është të krijojmë mundësinë që edhe bashkitë të mund të përfitojnë nga bashkëpunimi me universitetet për të krijuar mundësinë e bashkëpunimit për realizmin e projekteve dhe këtu futemi në një tjetër hapësirë ku në universiteteve tona të marrin ekspertizën e nevojshme dhe të bëjnë projektet apo trajnime që kërkojnë”, tha ajo.
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës po rindërtohen duke i zënë vendin objektit ekzistues të dëmtuar nga tërmeti.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.