Lajme

“Faleminderit Kukës” – Përkujtohet 26-vjetori i eksodit ’99, shqiptarët e Kosovës mirënjohës

Qytetarët e Kosovës kaluan në mënyrë simbolike kufirin, në përkujtim të ngjarjeve tragjike të eksodit biblik të 1999-ës.

Për të 25-tin vit radhazi e bëjnë të njëjtin ritual nga Mitrovica në Kukës në shenjë falënderimi për Kukësin, për bujarinë e mikpritjen e treguar në pranverën e vitit 1999.

Kryetari i bashkisë, Albert Halilaj, i mirëpriti në Morin e bashkë me kryetarin e shoqatës “Eksod ’99”, Mustafë Kryeziu, ngjarjet dramatike të pranverës ’99, por edhe qëndresën heroike dhe luftën e UÇK-së e cilësuan ngjarje të madhe të historisë kombëtare, që duhet përkujtuar e përcjellë ndër breza.

Është një kënaqësi shumë e madhe që unë, si kryetar i bashkisë së Kukësit, të mirëpres vëllezërit shqiptarë të Kosovës në vitin e 26-të, për të përkujtuar shpërnguljen e 1999-ës, për të nderuar të rënët gjatë luftës së UÇK-së,” tha kryebashkiaku Halilaj.

Që 26 vite radhazi përkujtojmë atë eksod biblik për të mos u përsëritur kurrë. Për të mos e përsëritur ne kemi edhe moton tonë: mos ta harrojmë të kaluarën për një të ardhme të sigurt drejt bashkimit kombëtar,” deklaroi z. Kryeziu.

Aktivitetet më pas u zhvendosën në sheshin “Skënderbej” të Kukësit me një program të përbashkët artistik të Qendrës Kulturore të Bashkisë Kukës dhe të shoqërive kulturore artistike të ardhura nga Kosova.

Muzeu Etnografik dhe Kulla e Qëndresës, bashkë me një ekspozitë fotografike, janë ndalesa e qytetarëve të shumtë të Kosovës, që rikujtojnë ato ngjarje të memorizuara thellë në historinë kombëtare.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Tym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavës

Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…

18 hours ago

Ruiz dhe Hakimi shtangin Arsenalin, PSG në finale me Interin

Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…

18 hours ago

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

1 day ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

1 day ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

1 day ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

1 day ago