Falja e Fitër Bajramit në Lezhë/Dhjetëra besimtarë falin namazin në shesh
Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët mysliman në Lezhë kremtuan festën e Fitër Bajramit. Falja e namazit u bë për herë të parë në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku ritualit fetar iu bashkuan dhjetëra besimtarë.Teksa foli për rëndësinë e Fitër Bajramit, Myftiu i Lezhës Sadetin Kotrri tha se kjo është një ditë gëzimi për të gjithë besimtarët.Pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, besimtarët mysliman të Lezhës iu drejtuan shtëpive të tyre për kremtimin e kësaj feste vijon me drekën në familje dhe me vizita tek njëri tjetri.