Falja e Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë kryen ritet fetare në sheshin para xhamisë “Ebu Bekër”

Në sheshin para xhamisë “Ebu Bekër” në Shkodër u organizua ceremonia e faljes së Kurban Bajramit.
Në këtë ditë festive, besimtarët myslimanë kryen ritet e tyre fetare, ndërkohë që në fjalën e tij Myftiu Imam Muhamed Sytari u ndal në rëndësinë që ka besimi në jetën e çdonjërit dhe komunitetit.
Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat kryesore të besimit islam.