Categories: LajmeEkonomi

Falsifikimi i i kartëmonedhave, eksperti: Asnjë problem me serinë e re të lekëve shqiptarë

Seria e re e kartëmonedhave që Banka e Shqipërisë ka hedhur në qarkullim ka rritur ndjeshëm nivelin e sigurisë së tyre, duke ua vështirësuar punën falsifikatorëve.

Aranit Bajri, përgjegjës i Qendrës Kombëtare të Analizës në BSH, tregoi për “Mirëmëngjesi Shqipëri” se falë këtyre ndërhyrjeve dhe aplikimit të teknologjive të sofistikuara, prerjet kryesore ende nuk kanë rënë pre e falsifikimit.

Është i njohur fakti që Banka e Shqipërisë ka përmirësuar sigurinë e kartëmonedhave me risi për të gjitha prerjet. Janë futur elemente që janë të vështira për t’u falsifikuar. Për prerjet 200-she apo 10.000-she nuk kemi asnjë rast falsifikimi,” u shpreh z. Bajri.

Verifikimi i kartëmonedhave mund të kryhet manualisht dhe me aparatura të posaçme.

“Prek, shiko dhe lëviz” është metoda që sugjeroi z. Bajri për qytetarët e thjeshtë.

Në një kartëmonedhe ka tre nivele sigurie: niveli i parë i sigurisë për publikun është shiriti prej filigrani, ku tregohet portreti, vlera e kartëmonedhës. Një element tjetër është filli i sigurisë që ndryshon ngjyrën në bazë të këndit të shikimit. Në këndin djathtas është edhe libri me penë, i cili ndryshon ngjyrën gjatë animit. Përveç kësaj, edhe natyra e vetë letrës është e një përbërjeje 100 për qind pambuku, e përforcuar me printime të ngritura që ndihen edhe me dorë nga personat me aftësi të kufizuar shikimi,” tha përgjegjësi i Qendrës së Analizës në BSH.

Sado e sofistikuar të jetë një kartëmonedhë, falsifikatorët do mundohen ta replikojnë, shtoi z. Bajri.

Ne përpiqemi herë pas here të përfitojmë nga zhvillimet e fundit teknologjike dhe t’i integrojmë ato,” tha ai.

Kartëmonedha më e çmuar shqiptare mban portretin e poetit rilindës Asdreni. Prerja me vlerë 10 mijë lekë vjen në kuadër të serisë së re të kartëmonedhave, paraprirë nga hedhja në qarkullim gjatë 2019 e 200-lekëshit dhe 500-lekëshit të ri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

14 minutes ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

16 minutes ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

17 minutes ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

19 minutes ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

21 minutes ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

23 minutes ago

This website uses cookies.