Familja Hasaj kërkon “besë” – Misionarët e gjaqeve nisin punën për pajtim
Familja Hasaj në Postrribë ka shtrirë dorën e faljes drejt babait të 33-vjeçarit Ramazan Mataj, i vrarë mbrëmjen e datës 4 janar.
Kryefamiljari Rustem Hasaj, i penduar, tregon gjendjen e tij të rënduar emocionale dhe ekonomike.
Kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë ,Dedë Shullani, thotë se po punohet që të rifillojë komunikimin mes familjeve .
Arjon Hasaj, më datë 6 janar 2025 është arrestuar nga policia dhe para hetuesve ka pranuar vrasjen e Ramazan Mataj.
Në burg është lënë edhe i vëllai si person në dijeni.
Babai i tyre kërkoi ndihmë pasi ka gruan e sëmurë si dhe 4 fëmijë të Arjonit e bashkëshorten e tij për t’i mbajtur me bukë.