Familjet me ndihmë ekonomike dhe invalidët bonus 150 euro për fundvit

Albana Koçiu ka njoftuar s

Të gjithë personat që përfitojnë nga skema ekonomike dhe mbrojtjes sociale do të marrin një bonus prej 150 eurosh shpërblim për festat e fundvitit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albana Koçiu ka njoftuar se nga ky bonus përfitojnë 270 mijë familje dhe individë.

Për herë të parë, bonusi është zgjeruar për të përfshirë edhe ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara, një masë kjo që ka për qëllim mbështetje shtesë për ata që kujdesen për ata që kanë nevojë për asistencë të vazhdueshme.

Sipas Koçiut, ky fond ka një vlerë totale prej 2.1 miliardë lekësh dhe është i alokuar nga buxheti i shtetit.

“Përfitojnë nga programi i mbrojtjes sociale u akordohet shpërblim për 270 mijë familje dhe individë që përfitojnë. Janë 15 mijë lekë apo 150 euro që i akordohen familjeve në nevojë dhe që përfitojnë nga skema ekonomike, invalidët dhe për herë të parë marrin dhe ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësoi të kufizuara. Është një fond 2.1 mld leke nga buxheti i shtetit. Kjo shkon për të gjithë familjarët dhe individët e shoqërisë dhe ky është një vendim solidariteti”, tha Koçiu.

Ministrja ka theksuar se ky është një akt solidariteti që shkon në mbështetje për ata që kanë më shumë nevojë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.