Fansat e Eurovizionit votojnë Shqipërinë, kënga “Zjerm” ndër më të pëlqyerat

Shkodra Elektronike, fituesja e Festivalit 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, po përgatitet intensivisht për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2025, i cili do të mbahet në Bazel të Zvicrës.
Kënga “Zjerm” po merr reagime mjaft pozitive nga fansat e Eurovizionit, të cilët e vlerësojnë si një nga këngët më unike dhe moderne që Shqipëria ka sjellë në këtë kompeticion, ku është edhe një ndër krijimet më të votuara.
Shkodra Elektronike me këngën e tyre “Zjerm” do të interpretojnë të tetët në radhë në gjysmëfinalen e parë të Eurovizionit të këtij viti.
Me një stil eksperimental dhe një frymë elektronike, Shkodra Elektronike synon të lërë gjurmë në edicionin e pritshëm të këngës europiane.