europian
Kjo është atmosfera festive, në stadiumin “Zimbru” të Kishinjevit, menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit skocez Uilliam Kollum, ku barazimi, 1-1 me Moldavinë, i siguron bileten kualifikuese kombëtares Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Shqipëria dominoi takimin që në startin e ndeshjes dhe arriti ta zhbllokonte sfidën në minutën e 25 me Sokol Cikalleshin. Taulant Seferi fitoi një penallti pas një faulli të shkaktuar në zonë nga lojtari moldav. Nga pika e bardhë e 11 metrave goditi saktë Cikalleshi duke i dhënë avantazhin skuadrës tonë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 në favor të kuqezinjve, ndërsa fraksioni i dytë nisi më mirë për vendasit që rrezikuan me disa goditje, megjithatë Berisha ishte i gatshëm në portë duke shmangur çdo lloj rreziku. Në minutën e 74-të, Seferi ishte shumë pranë golit të dytë, por goditja u ndal nga tranversa. Këmbëngulja e vendasve, bën që në të 87-ën minutë, Moldavia të vendosë baraspeshën me golin e Baboglo. Katër minuta shtesë plot teksion dhe emocion, por në fund gjithçka përfundoi 1-1 dhe më pas festa legjitime.Të hënën më datë 20 nëntor në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria luan takimin e fundit në këtë edicion kualifikues ndaj Ishujve Faroe, ku do të kërkohet fitorja për të siguruar përfundimisht vendin e parë në Grupin E. Gjithashtu, burime pranë FSHF-së bëjnë të ditur se në stadiumin “Air Albania” do të festohet kualifikimi në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, aty ku Federata Shqiptare e Futbollit do të organizoj një mbrëmje fantastike.
Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…
Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…
Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
This website uses cookies.