“Fashion Design” nga studentët e arteve – Një ekspozitë e veçantë në mjediset e Rektoratit të UNISHK

Studentët e Departamentit të Arteve, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, i kanë dhënë jetë një ekspozite të veçantë me punimet e tyre.
E titulluar “Fashion Design”, ekspozita është promovuar sot në mjediset e Rektoratit.
Kuratorja Nirvana Baja, pedagoge e studentëve pjesëmarrës, vlerëson nismën, por edhe punët e të rinjve.
Në ceremoninë e organizuar, ishte i pranishëm edhe rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, i cili përcolli përshtypjet e tij.
Departamenti i Arteve, edhe pse relativisht i rikrahasuar me jetëgjatësinë e këtij institucioni të arsimit të lartë, ka krijuar dhe konsoliduar profilin e tij duke i sjellë Shkodrës e më gjërë, mjaft emra të talentuar në fushën e artit.