Fatbardha Saraçi Mulleti prezanton vëllimin e pestë të librit “Dhimbje”
Në Bibliotekën publike “Marin Barleti” u prezantua ditën e sotme vëllimi i pestë i librit “Dhimbje” që vjen si dëshmi e kohës së diktaturës me histori dhe rrëfime që rrjedhin nga një kalvar vuajtjesh të personazheve të tij.
Libri mund të konsiderohet si kujtesë personale, por edhe kolektive e një populli, që nuk duhet të harrojë të shkuarën e vet.
Një nga personazhet e librit është edhe zonja Leze me historinë e saj.
Ky është libri i shtatë i botuar nga Fatbardha Saraçi Mulleti. Ajo është 84 vjeçe, por guximi i saj për të rrëfyer dhimbjen ngjan i fortë dhe i zjarrtë edhe sot e kësaj dite.