Në Shqipëri janë identifikuar 20 zona të nxehta që do të mbahen në monitorim si vatra me rrezikshmëri të lartë për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin. Vlerësimi ishte një proces disavjeçar që pasoi luftën në Siri dhe rekrutimin e disa dhjetëra luftëtarëve si dhe plot 145 familjeve përfshi gra dhe fëmijë. Shumica e tyre ende nuk janë riatdhesuar dhe gjenden në kampin Al-Hol.
I ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare”, eksperti i sigurisë Fatjon Softa u shpreh se për të identifikuar rastet duhet identifikohet fillimisht sjellja e cila bie në sy tek këto individ.
“Identifikmi duhet të vij në përditshmëri, momenti që shikojmë një vajzë apo një djalë fillon të tërhiqet nga jeta sociale, apo ka një ndryshim në sjellje, janë shenja që duhet të kemi njoftime për të parë se çfarë ndodh me këta njerëz. Një pjesë e tyre futen në këto aktivitete për shkak të komunikimit online. Këto komunikime , faqet që ato komunikojnë, mënyra se si ata mbyllen ne vetvete dhe mundësinë që ato kanë qoftë edhe me familjarët e tyre për të komunikuar. Shqetësimi duhet të vij nga familja, nga shkolla dhe vet ambienti social apo shoqëror më të cilët rriten këta persona”, tha eksperti i sigurisë Softa.
Gjithashtu Fatjon Softa theksoi se kapja e hershme e rasteve të tilla do të ishte më efikase për tu luftuar pa arritur në momente të avancimit pasi atëherë do ishte e vështirë. Softa thekson se problemet sociale dhe ekonomike janë një faktor i rëndësishëm për të indoktrinuar ekstremizmin.
“Nëse do ti kapim që në embrion do të kemi mundësi ti luftojmë apo ti parandalojmë sepse në moment që ata avancojnë bëhet shumë e herë e vështirë. Kontakti me persona të veçantë të cilët janë të një besimi fetar, fillon në formën e kulturës, në formën e komunikimit, në mënyrën se si kërkon ta përpunojë në një moshë më të re një person, por duke gjetur persona të cilët janë të dobët nga pikëpamja ekonomike, janë me probleme sociale, me probleme divorcesh nëpër familje nuk gjejnë ngrohtësi dhe në një farë mënyre u jepet një farë ngrohtësie duke kaluar ngadalë për ta indoktrinuar atë”, u shpreh Softa.
Për shkak të motit të acartë dhe temperaturave shumë të ulëta në Washington, D.C., Presidenti…
Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” përcaktojnë detyrimin që çdo individ që ka…
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani zhvilloi një takim të shtunën (18 janar) me Presidentin e…
Gjykata e Lezhës ka shpallur dënimet për përplasjen me armë të ndodhur në prill të…
Dajçi në Bashkinë e Shkodrës, njihet si një zonë e cila e ka shumë të…
Sofo dhe Dhurata, bashkëshortët të cilët administrojnë një agroturizëm në Tragjas të vjetër të Vlorës…
This website uses cookies.