Fatmir Mediu për RTSH: Bashkimi i opozitës jo për një individ
Kryerepublikani, Fatmir Mediu e konsideron emergjente bashkimin e së djathtës. Në një intervistë për RTSH-në Mediu tha se koncepti i tij është bashkimi me qëllim maksimalizimin e votës të së djathtës dhe jo rreth një individi.
Sipas tij, protestat e opozitës duhet të fokusohen tek çështjet e qytetarëve dhe jo të politikanëve.
Sa i takon debateve të së djathtës për Kodin Zgjedhor dhe funksionimin e komisionit të posaçëm parlamentar, kryetari i Partisë Republikane tha se “ky komision duhet të rikompozohet dhe të ndryshojë bashkëkryesimi i opozitës, bazuar në kërkesën legjitime të shumicës së deputeteve opozitar“.