RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/ Radio Televiziori Shqiptar Tue, 15 Apr 2025 14:29:59 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/ 32 32 222375147 Skenari, Barcelona pretendon një “biletë” për në Botërorin e Klubeve https://www.rtsh-shkodra.live/skenari-barcelona-pretendon-nje-bilete-per-ne-boterorin-e-klubeve/ Tue, 15 Apr 2025 14:29:51 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=81826 Barcelona nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube 2025, e cila fillon...

The post Skenari, Barcelona pretendon një “biletë” për në Botërorin e Klubeve appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Barcelona nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube 2025, e cila fillon këtë verë në Shtetet e Bashkuara. Skuadrat që do të përfaqësojnë Spanjën në SHBA janë Atletico dhe Real Madrid, por, pas përjashtimit të Club Leon, ka mbetur një vend vakant: për momentin dimë 31 nga 32 ekipet e kualifikuara.

Një vend, që sipas rregullave nuk duhet t’i shkonte një skuadre evropiane por që, mund të pretendohet nga Barça në rast të fitores së Champions League (si e ftuar në turne).

Sipas gazetës spanjolle “As”, edhe nëse Barça do të bëhej kampione europe, nuk do të përplaset me FIFA-n që të përpiqet të marrë një “biletë” për në Shtetet e Bashkuara: katalanasit do të kishin dashur të ishin atje, si për prestigjin sportiv, ashtu edhe për çmimin e madh të kompeticionit, por ata nuk e fituan kualifikimin në fushë dhe nuk do ta kërkojnë atë në rrugë “ligjore”.

The post Skenari, Barcelona pretendon një “biletë” për në Botërorin e Klubeve appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
81826
Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Kurti: Sulm brenda institucional https://www.rtsh-shkodra.live/deshton-konstituimi-i-kuvendit-te-kosoves-kurti-sulm-brenda-institucional/ Tue, 15 Apr 2025 14:26:35 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=81821 Albin Kurti ka reaguar pasi dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe pas dështimit të...

The post Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Kurti: Sulm brenda institucional appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Albin Kurti ka reaguar pasi dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kurti e ka cilësuar dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës si një “sulm brenda institucional ndaj Republikës së Kosovës”, pasi deputetët e opozitës, PDK, LDK, Lista Serbe dhe AKK votuan kundër kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve.

Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike”, shkruan Kurti në rrjetin social, Facebook.

Sipas tij, kjo është një situatë e paparë ndonjëherë në Kosovë dhe se vota kundër sipas tij, është votë kundër Kosovës.

Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, thekson Kurti.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u ndërpre pasi nuk u arrit të miratohet raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Pas rinisjes së punimeve të Kuvendit prej pauzës disa minutëshe, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka njoftuar ndërprerjen e seancës duke theksuar se nuk ka shumicë të mjaftueshme për vazhdimin e procedurave.

“Për shkak të rrethanave të krijuara dhe meqë raporti i Komisionit nuk mori votat e nevojshme, jemi të detyruar të ndërpresim seancën dhe përmes një letre do t’i drejtohemi Presidentes për të sqaruar hapat e mëtejmë,” deklaroi Dehari para deputetëve.

Sipas rezultatit të votimit, 52 deputetë votuan pro raportit, 46 ishin kundër, ndërsa 11 abstenuan – numra të pamjaftueshëm për miratimin e dokumentit.

The post Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Kurti: Sulm brenda institucional appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
81821
Deklaratë e deputetes së PD-së, Greta Bardeli / Deputetja aktuale dalje për mediat nga selia blu në Shkodër https://www.rtsh-shkodra.live/deklarate-e-deputetes-se-pd-se-greta-bardeli-deputetja-aktuale-dalje-per-mediat-nga-selia-blu-ne-shkoder/ Tue, 15 Apr 2025 13:40:17 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=81814 Deputetja aktuale dhe kandidate për deputete e PD- së për zgjedhjet e 11 majit në...

The post Deklaratë e deputetes së PD-së, Greta Bardeli / Deputetja aktuale dalje për mediat nga selia blu në Shkodër appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Deputetja aktuale dhe kandidate për deputete e PD- së për zgjedhjet e 11 majit në Shkodër, Greta Bardeli, ka dalë para mediave me një deklatë për shtyp.

Kam një mesazh të drejtpërdrejtë për miun e Edi Ramës në Shkodër, ka thënë para mediave deputetja Bardeli.

Deklarata e deputetes dhe kandidates së PD-së, Greta Bardeli

Kam një mesazh të drejtpërdrejtë për veglën e verbër të  Edi Ramës në Shkodër:

Mos kujo se po i mbani ti  me bukë shkodranët!

Nuk je ti që ke ndërtuar ndonjë të ardhme për këtë qytet – je thjesht një përfitues i paskrupullt i pushtetit, një njeri pa shtyllë, që i është përulur çdo qeverie për të ruajtur privilegjet personale.

Shkodra nuk e ka shkruar historinë me njerëz si ti – Shkodra ka duruar, por nuk harron.

Demokratët të kanë mbajtur në shpinë ndër vite, ndërsa ti i ke tradhtuar, i ke vjedhur dhe ke shkelur mbi ta pa mëshirë.

Je shembulli më i pastër i korrupsionit të institucionalizuar – i njeriut që ditën për diell ka vjedhur fondet publike, që ka ngritur vila me miliona euro, dhe ende ecën i lirë në sytë e drejtësisë.

A i kanë shpëtuar vërtet syrit të Altin Dumanit vilat e tua?

 A ka kaluar pa u parë videoja ku ti ndaje paratë me “Berberin e Ballukes”?

Mos guxo të bësh presion mbi demokratët dhe qytetarët e Shkodrës!

Ti ke ngrënë bukën dhe mundin e tyre – pa turp, pa dinjitet.

Ta kam thënë dhe ta them sërish:

Oret e tua janë të numëruara.

Qesh sot në oborrin e Rilindjes, sepse shumë shpejt, do të përfundosh aty ku përfundon çdo simbol i kalbur i pushtetit të korruptuar – në koshin e harresës politike të Edi Ramës.

Shkodra nuk ta ka borxh.

The post Deklaratë e deputetes së PD-së, Greta Bardeli / Deputetja aktuale dalje për mediat nga selia blu në Shkodër appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
81814
PS vijon takimet me zgjedhësit – Kandidati Besmir Lesha takohet me punonjës të bizneseve në Shkodër https://www.rtsh-shkodra.live/ps-vijon-takimet-me-zgjedhesit-kandidati-besmir-lesha-takohet-me-punonjes-te-bizneseve-ne-shkoder/ Tue, 15 Apr 2025 12:48:03 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=81808 Kandidati i PS-së, Besmir Lesha, është takuar me punonjës të bizneseve në Shkodër. Gjatë këtyre...

The post PS vijon takimet me zgjedhësit – Kandidati Besmir Lesha takohet me punonjës të bizneseve në Shkodër appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Kandidati i PS-së, Besmir Lesha, është takuar me punonjës të bizneseve në Shkodër.

Gjatë këtyre takimeve, ai ka kërkuar mbështetjen e tyre, duke e cilësuar 11 majin si një moment vendimtar për zhvillimin e mëtejshëm të Shkodrës.

Punonjësit i kanë uruar sukses kandidatit Lesha në këtë garë, ku ai kandidon për deputet në Qarkun Shkodër.

The post PS vijon takimet me zgjedhësit – Kandidati Besmir Lesha takohet me punonjës të bizneseve në Shkodër appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
81808
Lushaj: Benet mos u merr me ne, ke SPAK-un pas derës / Luçiano Boçi dhe Arben Lushaj takim në lagjen Tepe https://www.rtsh-shkodra.live/lushaj-benet-mos-u-merr-me-ne-ke-spak-un-pas-deres-luciano-boci-dhe-arben-lushaj-takim-ne-lagjen-tepe/ Tue, 15 Apr 2025 12:40:24 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=81804 Kandidati për deputet i PD në Shkodër, Arben Lushaj, i është përgjigjur kryebashkiakut Benet Beci,...

The post Lushaj: Benet mos u merr me ne, ke SPAK-un pas derës / Luçiano Boçi dhe Arben Lushaj takim në lagjen Tepe appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Kandidati për deputet i PD në Shkodër, Arben Lushaj, i është përgjigjur kryebashkiakut Benet Beci, pas një deklarate të Partisë Socialiste, ku ai u përmend si një prej kandidatëve që ka të afërm të punësuar në drejtoritë e Bashkisë Shkodër.

 Lushaj theksoi se kryebashkiaku Beci, i cili është nën hetim nga SPAK, “do të ketë një fund të mjerueshëm”.

Gjatë këtij takimi me banorët e lagjes “Tepe”, drejtuesi politik i PD-së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, deklaroi se Beci po shpik skenarë për të shkarkuar nga puna në bashki edhe të afërmit e kandidatëve të tjerë të opozitës.

Mbështetja për Arben Lushajn po rritet ndjeshëm, duke e kthyer atë në një nga kandidatët më të preferuar në qarkun Shkodër.

The post Lushaj: Benet mos u merr me ne, ke SPAK-un pas derës / Luçiano Boçi dhe Arben Lushaj takim në lagjen Tepe appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
81804
Berisha takim me biznesin e qytetarët – Lideri i opozitës premton mbështetje për çiftet e reja dhe fëmijët e tretë https://www.rtsh-shkodra.live/berisha-takim-me-biznesin-e-qytetaret-lideri-i-opozites-premton-mbeshtetje-per-ciftet-e-reja-dhe-femijet-e-trete/ Tue, 15 Apr 2025 12:37:32 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=81794 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka bashkëbiseduar këtë të martë me tregtarë dhe qytetarë...

The post Berisha takim me biznesin e qytetarët – Lideri i opozitës premton mbështetje për çiftet e reja dhe fëmijët e tretë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka bashkëbiseduar këtë të martë me tregtarë dhe qytetarë në tregun industrial në kryeqytet.

 Ai ka premtuar se shteti do të ofrojë kredi të butë për çdo çift të ri.

Po ashtu, në bashkëbisedim me qytetarët, lideri i opozitës ka shtuar se çiftet që do të marrin guximin të bëjnë një fëmijë të tretë, do ua rrisë shteti.

The post Berisha takim me biznesin e qytetarët – Lideri i opozitës premton mbështetje për çiftet e reja dhe fëmijët e tretë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
81794
Ndou: Do përkrah kauzat sociale – Kreu i Qarkut Shkodër pret në takim përfaqësues të qendrave të përkujdesit social https://www.rtsh-shkodra.live/ndou-do-perkrah-kauzat-sociale-kreu-i-qarkut-shkoder-pret-ne-takim-perfaqesues-te-qendrave-te-perkujdesit-social/ Tue, 15 Apr 2025 12:33:39 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=81789 Kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, priti në një takim në hollin e...

The post Ndou: Do përkrah kauzat sociale – Kreu i Qarkut Shkodër pret në takim përfaqësues të qendrave të përkujdesit social appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, priti në një takim në hollin e këtij institucioni, përfaqësuesit e qendrave “Madonnina del Grappa” dhe “Buzëqeshja e Motër Lezës”, dy institucione të përkujdesit social.

 Ishte kërkesa e vetë drejtuesve të këtyre qëndrave që të zhvillonin një vizitë të tillë falenderuese ndaj kryetarit të Qarkut, Edmond Ndou, për të gjithë mbështetjen që ka dhënë në vazhdimësi ndaj tyre.

Ndou premtoi se do të vazhdojë të jetë përkrahës i këtyre kauzave dhe Qarku Shkodër do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet vendore e qëndrore, për të qënë pranë tyre.

Personat që trajtohen në këto qendra zgjodhën që bashkë me disa dhurata simbolike për drejtuesit e qarkut, të sillnin edhe interpretime artistike, si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen që marrin.

 Qarku i Shkodrës, çdo vit, përmes mbështetjes nga Ministria e Shëndetësisë, ka akorduar mbështetje financiare për këto institucione, duke mbuluar shpenzimet për stafin dhe pajisjet logjistike.

The post Ndou: Do përkrah kauzat sociale – Kreu i Qarkut Shkodër pret në takim përfaqësues të qendrave të përkujdesit social appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
81789
Maturantët përzgjedhin – Plepi: Këtë vit ka rikthim të preferencave për universitetin “Luigj Gurakuqi” https://www.rtsh-shkodra.live/maturantet-perzgjedhin-plepi-kete-vit-ka-rikthim-te-preferencave-per-universitetin-luigj-gurakuqi/ Tue, 15 Apr 2025 12:16:40 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=81785 Rreth 1400 maturantë do i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore! Fazat paraprake të përzgjedhjes së...

The post Maturantët përzgjedhin – Plepi: Këtë vit ka rikthim të preferencave për universitetin “Luigj Gurakuqi” appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Rreth 1400 maturantë do i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore!

Fazat paraprake të përzgjedhjes së degëve rëndisin ndër më të preferuarat hoteleri-turizëm si dhe ekonomik.

Risi këtë vit është rikthimi i përzgjedhjes së universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Dëshira e maturantëve për të studiuar jashtë vendit vijon të jetë në të njejtin trend si vitet e shkuara.

Janë përzgjedhur 6 qëndra provimi të cilat pritet të jenë gati në datën 3  qershor për të nisur kështu dhënien e 4 provimeve të shtetit ku njëra prej tyre është provimi me zgjedhje.

The post Maturantët përzgjedhin – Plepi: Këtë vit ka rikthim të preferencave për universitetin “Luigj Gurakuqi” appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
81785
Përroi i Oblikës – Ndonëse është pastruar disa herë, sërish vijon ndotja https://www.rtsh-shkodra.live/perroi-i-oblikes-ndonese-eshte-pastruar-disa-here-serish-vijon-ndotja/ Tue, 15 Apr 2025 12:11:58 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=81781 Përroi i Oblikës, në Anën e Malit, të ofron pamjen e një landfilli mbeturinash. Mbetje...

The post Përroi i Oblikës – Ndonëse është pastruar disa herë, sërish vijon ndotja appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Përroi i Oblikës, në Anën e Malit, të ofron pamjen e një landfilli mbeturinash.

Mbetje plastike dhe urbane depozitohen në të dhe pamja nuk është aspak e denjë për një zonë të tillë.

 Nga ana tjetër, banorët nuk do t’ia dinë aspak për dëmin që i bëjnë mjedisit.

Gjendja ka mberritur deri aty sa rrezikon edhe argjinatura, e cila, ka pësuar dëmtime si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të shumta ujore që derdhen në këtë perrua.

Kjo është një gjendje e trashëguar prej vitesh, por që asnjëherë nuk është vlerësuar seriozisht nga institucionet përgjegjëse, për një ndërhyrje tërësore për të rehabilituar këtë mjedis e për t’u shërbyer banorëve të zonës.

Administrimi i mbetjeve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e pushtetit lokal.

 Problemi kryesor qëndron në faktin se nuk bëhet një ndarje e tyre që në momentin fillestar.

The post Përroi i Oblikës – Ndonëse është pastruar disa herë, sërish vijon ndotja appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
81781
Atmosferë Pashkësh në QKF – Fëmijët e kursit “Arte dhe zeje” i përgatisin me duart e tyre https://www.rtsh-shkodra.live/atmosfere-pashkesh-ne-qkf-femijet-e-kursit-arte-dhe-zeje-i-pergatisin-me-duart-e-tyre/ Tue, 15 Apr 2025 12:09:42 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=81775 Në QKF “Kujtim Alija”, në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po ngjyrosin vezët për...

The post Atmosferë Pashkësh në QKF – Fëmijët e kursit “Arte dhe zeje” i përgatisin me duart e tyre appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Në QKF “Kujtim Alija”, në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po ngjyrosin vezët për festën e Pashkëve.

 Mësuesja Stela Toska shprehet se në çdo festë, fëmijët janë të pranishëm me punimet e tyre.

Fëmijët janë ata që i duan festat më shumë duke bërë që së bashku të kalojnë me njëri- tjetrin një kohë të bukur dhe kreative. Ata të gjithë së bashku me gjithë zemër urojnë për RTSH Shkodra, Gëzuar Pashkët!

The post Atmosferë Pashkësh në QKF – Fëmijët e kursit “Arte dhe zeje” i përgatisin me duart e tyre appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
81775