Felaj: Pavarësia e Avokatit të Popullit të përforcohet

401ef633327649ee8cbd672dfe20f859

401ef633327649ee8cbd672dfe20f859

Zv.kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, ka deklaruar se duhet të përmirësohet pavarësia e Avokatit të Popullit. Gjatë fjalës së saj në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit, për këtë të fundit, Felaj kërkoi intensifikim të reagimit institucional.

Pavarësia e Avokatit të Popullit të përforcohet. Burimet në funksion të punës së këtij institucioni po ashtu duhet të vijnë duke u shtuar.

Trajnimet për të informuar mbi qëndrimet dhe zhvillimet lidhur me liritë dhe të drejtat e njeriut mbeten thelbësore.

E gjithë kjo do të rrisë bashkëpunimin mes Avokatit të Popullit dhe Kuvendit për të sjellë rezultate të mira.

Avokati i Popullit duhet të intensifikojë reagimin institucional. Ne e nxisim për këtë,” tha Felaj, teksa vuri theksin te masat që duhen marrë për përmirësimin e efikasitetit të Avokatit të Popullit.

Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Kuvendi janë dy shtylla që duhen konsideruar si të përbashkëta për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Për të përmirësuar efikasitetin e avokatit të popullit, besoj se duhen marrë parasysh disa masa,” u shpreh ajo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.