Categories: LajmeFutboll

Fëler i beson mrekullive: Euro 2024 mund të jetë një sukses i madh

Rudi Fëler mendon se Europiani, i cili do të mbahet në Gjermani këtë verë do të jetë një sukses nëse Gjermania do të ndizet nga shkëndija e duhur.

“Gjithçka varet prej nesh. Në 2006-n, në ndeshjen hapëse të fituar përballë Kosta Rikës pati një shkëndi, e cila i dha jetë një kompeticioni përrallorë. Lojtarët e Gjermanisë duhet të frymëzojnë tifozët, e më pas të përfitojnë nga euforia e këtyre të fundit”, tha Fëler.

Kampioni i botës në 1990-n e di fare mirë se ç’do të thotë të kesh publikun me vete. Në këtë pikë ai beson se tifozët mund të luajnë një rol deciziv në mbarëvajtjen e kompeticionit.

“Mendoj se Euro 2024-a do të jetë një event edhe më i bukur se Botërori i 2006-ës. Të gjitha ndeshjet do të luhen me stadiumet të mbushura në limit dhe jam i bindur se Gjermania do të ketë një kompeticion fantastik”, pohoi përgjegjësi i kombëtares të të rriturve. 

Besimin e tij Fëler e bazon në tre shtylla. Konkretisht ai thekson se me vendasit luajnë dy lojtarë, të cilët i ka zili e gjithë Europa.

“Me Virc dhe Musialën kemi në anën tonë dy lojtarë, të cilët mund të luajnë titullarë në të gjitha kombëtaret më të mira të globit. Gjithashtu kemi edhe Leroi Sanen, i cili me shpejtësinë dhe teknikën e gjuajtjeve është një lojtar unik. Rreth tyre duhet ndërtuar ekipi”, shtoi Fëler.

Në përfundim Fëler vlerëson edhe Julian Nagelsman edhe pse në ndeshjet e para rrezultatet nuk kanë qenë ato që priteshin prej tij.

“Nagelsman është një trajner ekselent. Nga ana taktike është i përkryer, gjithashtu lexon mjaft mirë lojën e rivalëve. Jualuan ka edhe një veçanti, ai di të bëjë për vetë masat dhe në një udhëtim siç është Europiani euforia luan një rol kyç”, përfundoi kampioni i botës me Gjermaninë në 1990-n.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

7 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

7 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

7 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

7 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

7 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

7 hours ago

This website uses cookies.