Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi , kanë sqaruar gjatë një deklarate për mediat rrethanat e vdekjes, pak ditë më parë, të djalit 3- vjeçar të familjes Hasmegaj , si dhe të gjëndjes së rëndë shëndetësore të motrës së tij 7-vjeçare.
Gjatë deklaratës u bë e ditur se për rastin në fjalë janë kryer të gjitha protokollet e trajtimit mjekësor , si dhe i është kërkuar familjes që ta shtrojnë në spital djalin e tyre, kërkesë kjo e refuzuar.
Të nesërmen, të miturin e kanë dërguar përsëri në spital në gjendje tepër të rënduar, çka ka bërë të pamundur shpëtimin e tij.
Po atë ditë , në spital është dërguar në gjendje të rëndë dhe e motra 7-vjeçare , e cila më pas u dërgua për trajtim në QSUT.
Aktualisht pritet autopsia e të miturit, si dhe përgjigja e analizave të 7-vjeçares nga reparti i toksikologjisë në QSUT, për të nxjerrë shkaqet që çuan në sëmurjen e rëndë të dy fëmijëve, që fatkeqësisht çuan në ndërrim e jetës së njërit prej tyre.
Ndërkohë, nëna e fëmijëve është në pritje të fëmijës së tretë dhe i është rekomanduar qëndrimi nën kujdesin mjekësor.