Fëmijët e ansamblit “Art Besëlidhja” / Përcjellja e traditave ndër breza
Fëmijët e ansamblit “Art Besëlidhja” mbajtën një koncert në qendrën kulturore të fëmijeve “Gjergj Lacaj”. Të veshur me kostume tradicionale të zonës, nën tingujt e çiftelisë instrumentistët e vegjel përcollën pjesë të ndryshme muzikore, ndërsa nuk munguan as kënget dhe vallet folklorike.
Interesi i të rinjve për folklorin po vjen gjithnjë në rritje e në këtë mënyrë tradita po ju përcillet brezave, thotë drejtuesi i ansamblit “Art Besëlidhja” Llesh Prenga.
Ky ansambël me protagonist fëmijët po ruan mësëmiri traditat tona u shprehen autoritetet lokale të pranishëm në këtë veprimtari.
Koncerti folklorik i artistëve të vegjël zgjati për rreth 1 orë duke tërhequr vëmendjen e shumë të pranishëmve, ndërsa drejtuesi i ansamblit “Art Besëlidhja, rapsodi dhe instrumentisti Llesh Prenga u vlersua me titullin “Princi i Artit Tradicional i Qarkut Lezhë” nga Qendra e Artit dhe Kulturës Shqiptare.