Categories: Lajme

Fëmijët e diasporës vizitojnë Shkodrën, njihen nga afër me historinë dhe kulturën e vendit të prindërve të tyre

Një grup prej rreth 20 nxënësish , fëmijë të emigrantëve, që mësojnë gjuhën shqipe në Itali  kanë vizituar Shkodrën për t’u njohur me historinë dhe kulturën e  qytetit .

Nxënësit  vizituan fillimisht rrugën muzeale “ Kolë Idromeno “  për të vijuar më pas me vizitën në Muzeun e fotografisë “Marubi”, ku u njohën me historikun e fotografisë  dhe themeluesin e studios së parë të fotografisë  shqiptare.

Gjatë qëndrimit në Shkodër ,  nxënësit nga Italia patën mundësinë të shohin nga afër dhe ambientet e RTSH Shkodrës dhe tetarit “Migjeni.

Në prononcimet e tyre ranë në sy emocionet për vizitën e vendit të prindërve të tyre, ndërkohë që shprehën dhe kënaqësinë që u jep mësimi i gjuhës shqipe.

Nga ana e saj , mësuesja e tyre , Elvira Lashi, një prej themelueseve të shkollës shqipe “ Skëndërbeg “ në Parma të Italisë,  shprehu kënaqësinë e lidhjes së hershme të vendit tonë me Italinë.

 Vizita në Shkodër e  nxënësve, fëmijë të emigratëtëve shqiptarë në  Itali, ishte pjesë e programit të Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Arsimit  për mësimin e gjuhës shqipe të fëmijëve në disaporë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

2 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

2 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

2 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

2 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

2 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

2 hours ago

This website uses cookies.