Fëmijët, në kopsht apo me gjyshërit? Dilema e përhershme, flet sociologia

Fëmijët të rriten me gjyshërit apo në kopsht? Kjo është dilema e përjetshme e çdo prindi, se kujt duhet t’ia besojë fëmijët e tyre.
Sociologia Antoneta Pero na shpjegon se të dyja alternativat janë të domosdoshme në rritjen e një fëmije.
“Pas nënës njeriu më i afërt është gjyshja. Ajo ka gjithë kohën e duhur për tu përkushtuar, ka gjithë dashurinë , ka përvojën si nënë. Fëmija deri në 3 vjeç ka nevojë të shkojë në çerdhe”, u shpreh sociologia Antoneta Pero.
Qëndrimi i ngushtë me gjyshërit i mbron fëmijët nga depresioni kur të rriten, ndërsa fëmijët ndihmojnë gjyshërit të jetojnë më gjatë.