Fëmijët “njohin” mjedisin përmes librit, autorja e librave për fëmijë, Rudina Çupi, ishte e ftuar në Bibliotekën “Marin Barleti”
Rudina Çupi, një poete, autore librash për fëmijë, përkthyese dhe redaktore me përvojë në fushën e botimeve ishte e ftuara e një takimi të veçantë me lexuesit e vegjël në Bibliotekën “Marin Barleti”. Ajo prezantoi librin më të ri për ta, të titulluar “Është Çëfështë” me tematikë: mbrojtjen e mjedisit dhe mbajtjen pastër. Shkodra siç shprehet ajo është qyteti i duhur për ta trajtuar atë.Tek moshat e vogla po dominon përdorimi i teknologjisë, i dëmshëm për ta ndaj libri vjen me një funksion tjetër, si ndërveprues me lexuesit e vegjël.
Autorja Çupi zhvilloi me fëmijët e pranishëm lojëra gjuhësore dhe veprimtari pasleximi duke e bërë akoma më të bukur takimin me ta.