Fëmijët “pushtojnë” kinemanë, nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Shkodrës shijuan filmin e shfaqur për ta

Kinema “Republika” rihapi dyert sërish për publikun e vet. Spektatorët e tij në këtë ditë ishin të veçantë. Bëhet fjalë për nxënësit e shkollave 9-vjeçare të qytetit që “pushtuan” sallën e brendshme të kinemasë, për të shijuar filmin e animuar, të shfaqur për ta në monitorin gjigand.

Një pjesë e mirë e spektatorëve të vegjël kishin “takimin” e tyre të parë me mjediset e kinemasë,  ndaj për ta ishte jo vetëm një kohë e kaluar bukur nën shoqërinë e njëri-tjetrit, por edhe një kohë zbavitëse duke parë një nga filmat e tyre të preferuar.

Policia Bashkiake e Shkodrës ndërhyri fundvitin që shkoi duke rimarrë godinën e Kinemasë që emërtohej “Millennium” prej 23 vitesh. Ajo përbën një nga godinat më të veçanta të qytetit për nga stili arkitekturor. Rikthimi i emërtimit të vjetër të kinemasë së qytetit u mirëprit nga qytetarët shkodranë. Ata e lidhin emërtesën me kohën kur kinemaja përjetonte periudhën e saj më të mirë. Kinema “Republika” hapi dyert e saj me fillimin e edicionit të shtatë të festivalit “Ekrani i Artit”. Në mjediset e tij u shfaqën të gjithë filmat e këtij festivali.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.