Fëmijët “pushtojnë” stadiumin/“Gara me biçikleta”, një prej aktiviteteve tradicionale të QKF “Kujtim Alija”

Mbi 130 fëmijë të kopshteve publike dhe jopublike “pushtuan” në këtë fundjavë stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. “Gara me biçikleta”, aktiviteti tradicional prej 30 vitesh i QKF “Kujtim Alija” nuk mungoi së organizuari as këtë herë.Aktivitete të tilla ndihmojnë në edukimin socio-sportiv të fëmijëve por edhe në shëndetin mendor të tyre.Për fëmijët është një ditë argëtuese me mjetin e tyre të dashur, biçikletën.Sezoni i ri i QKF “Kujtim Alija” përfshin edhe aktivitete të tjera të larmishme për fëmijët pjesëmarrës të saj.