Fëmijët romë në situate rruge – Festat kanë shtuar lëvizjet në qytet dhe romët po i shfrytëzojnë për lëmoshë
Kjo ishte situata sot në rrugët e qytetit të Shkodrës, fëmijë të komunitetit rom gjindeshin në rrugët kryesore, duke lypur me këmbëngulje.
Festat e fundvitit kanë shtuar lëvizjet në qytet, dhe këta fëmijë i shfrytëzojnë për të kërkuar lëmoshë.
Fëmijët që jetojnë në kushte të vështira dhe që shfrytëzohen për të siguruar para, mbeten një nga problemet më shqetësuese të shoqërisë sonë.
Organizatat dhe shteti deri tani kanë arritur të japin vetëm statistika dhe projekte, por situata mbetet e njëjtë, ata i shohim çdo ditë duke kërkuar lëmoshë.
Punonjësit socialë thonë se shifrat e fëmijëve që jetojnë në rrugë janë ulur ndjeshëm, por megjithatë është shumë e vështirë të mbahen larg rrugës.
Fëmijët romë që lypin në Shkodër shpesh shfrytëzohen nga prindërit e tyre. Në disa raste, janë bërë kallëzime penale ndaj të rriturve, por situata vazhdon të mbetet e njëjtë.