Fëmijët, spektatorët e parë të teatrit / Premiera “Mbretëresha e borës” i dedikohet fëmijëve dhe do të zhvillohet në shkurt

merita smaja
Fëmijët do të jenë spektatorët e parë që pritet të “pushtojnë” sallën e teatrit “Migjeni” për këtë vit. Kjo pasi kalendari artistik i prezantuar nga drejtori i teatrit, Arian Çuliqi, parashikon si premierë të parë të vitit, shfaqjen për fëmijë “Mbretëresha e borës”, një ndërthurje mes disa prej aktorëve të teatrit dhe kukullave si personazhe të shfaqjes.
“Mbretëresha e borës” është shkruar nga Shegushe Bebeti, por do të vijë e përshtatur nga regjisorja Merita Smaja. Shfaqja do të luhet në skenën e madhe të teatrit dhe ky realizim pritet të ketë vështirësitë e veta.
Shfaqja premierë për fëmijë “Mbretëresha e borës” pritet të zhvillohet në datën 7 shkurt.