Fëmijët “veshin” kuq e zi teatrin / Binjakëzimi i kopshteve nga Shkodra dhe Prishtina u shoqërua me shfaqjen festive

femijet kuq e zi
Atmosfera e festave kuqezi kumboi bukur në teatrin “Migjeni” teksa fëmijët e kopshteve publike “Ismet Sali Bruçaj” Shkodër dhe “Xixëllonja” Prishtinë argëtuan prindërit në rolin e spektatorëve me shfaqjen e përgatitur nga ata vetë.
Aktiviteti i organizuar erdhi si vazhdë e binjakëzimit të realizuar mes dy kopshteve.
Ngjyrat kuqezi të festës vijuan me këngë, valle dhe vjersha nga protagonistët e vegjël, vetë fëmijët.