Fenerbahçe-Man.Junajtid në RTSH, tifozët anglezë sulmohen me leva hekuri në rrugët e Stambollit
Një episod i shëmtuar ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur disa tifozë të Mançester Junajtid janë sulmuar nga tifozët e Fenerbahçes në rrugët e qytetit të Stambollit.
Sipas dëshmitarëve mësohet se rreth 50 tifozë të Fenerbahçes kanë sulmuar me leva hekuri anglezët, të cilët ishin grumbulluar në një bar.
Për të vërtetuar sulmin kanë menduar edhe vetë tifozët e Fenerbahçes, të cilët në rrjetet sociale kanë postuar fotografi të britanikëve të lënduar. Ndeshjen mes Fenerbahçes dhe Junajtid do të transmetohet sot në orën 21:00 në rrejtin e RTSH.