“Nisja e madhe” e Xhiros së Italisë, e cila do të konsumohet me plot tri etapa në vendin tonë do të jetë një shans i artë për sportdashësit shqiptarë për të parë nga afër fenomenin e çiklizmit Tadej Pogaçar.
Çiklisti 26-vjeçar ende nuk ka bërë zyrtare garat ku do të marrë pjesë në 2025-ën. Me aq sa ka lënë të kuptohet ai thuhet se ka si qëllim që të jetë pjesë e dy prej tri tureve të mëdha. E sigurt do të jetë prezena e tij në Turin e Francës ndërsa është ende në dilemë nëse të marrë pjesë në Xhiron e Italisë apo Vueltën e Spanjës.
Për vitin e ri Pogaçar ka së qëllim edhe trmifun në klasiken Milano-San Remo. Kjo garë e veçantë është objektivi i tij madh. Ndërsa në ditët e fundit është mësuar se slloveni ka edhe një “armë” të re për sfidat e tij të ardhshme. Prodhuesit e biçikletave “Colnago” kanë ndërtuar një model, i cili njihet si “Y1RS”, me një timon të veçantë në formë të krahëve të hapura të një pulëbardhe. Ky lloj i ri timoni mësohet se ul në 19% impaktin me ajrin të biçikletës dhe ndihmon çiklistin që të jetë edhe më i shpejtë duke përmirësuar aerodinamikën. Sipas “Colnago” prototipet e biçikletës që përdoret nga slloveni janë në shitje për rreth 10.000 mijë euro.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.