Fenomeni online në Shqipëri- Rriten ngacmimet seksuale. Inteligjenca artificiale, forma e re për shantazh

Me zhvillimin e madh të teknologjisë dhe me aksesin që ka gjithsecili për të hyrë në faqe të ndryshme në internet, nuk ka më asnjë mëdyshje, që ngacmimet seksuale online janë kthyer në një fenomen global.

Analiste e platformës Isigurt.al Borjana Dine thotë se vetëm 6 mujori i parë i këtij viti ka kapur numrin e denoncimeve që pati i gjithë viti 2023.

‘Nëse për të gjithë vitin 2023 ne kemi patur 244 raste në total, këtë vit nga janari deri në fund të qershorit ne kemi patur 245 raste në total, kështu që automatikisht na krijohet bindja dhe idea se deri në fund të dhjetorit për të patur një raport final do ë jetë shumë më shumë ndryshe nga një vit më parë, në një tendencë në rritje të denoncimeve dhe rasteve të fenomenit online në Shqipëri. Ankesat janë të larmishme dhe kemi një dinamikë të gjerë.

Gjuha e urrejtjes, bullizmi dhe dhuna seksuale online përmbajnë normën më të lartë të të gjitha raportimeve. Qëllimi është dëmtimi i personave edhe në aspektin psiko-emocional. Nga TikToku dhe Intagrami ka më shumë referime të këtyre rasteve. Në rastin e dhunës seksuale janë faqe ose platforma, jo vetëm me kontent shqiptar por edhe ndërkombëtar ato që referohen me personazh të cilët dëmtojnë me foto ose video të papërshtatshme në internet. Adoleshentët janë më të ekspozuarit’’, tha Dine.

Dinamika e ankesave është e larmishme, ndërsa forma e re e shfaqur kohët e fundit është inteligjenca artificiale, ku pre janë edhe të rriturit.

‘Inteligjenca artificiale po luan lojë në këtë pikë pasi me anë të saj mund të zhvillohen materiale me një kontent pornografik edhe pse personi vetë nuk është ai që e ka bërë këtë, edhe pse është i lidhur më këtë formë, ndaj kërkohet më shumë vigjilencë në këtë aspekt. Në Shqipëri nuk ka patur shumë raste të tilla, por gjithsesi janë ekzistente. Rastet me specifikë, dhunën seksuale prekin grupmoshat deri në 25 vjeç‘‘, tha ajo.

Edhe pse jo ne shifra alarmante në Shqipëri kërkohet edhe më shumë vigjilencë, ndërsa ekspertët kërkojnë kërkojnë vazhdimisht reagimin e të gjithë shoqërisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.