Fermerët e Drishtit fillojnë punën për kultivimin e qepës
Fshati i Drishtit në Njësinë Admintrative Postribë njihet për kultivimin e qepës. Muaji shkurt përkon edhe me mbjelljen e kësaj kulture dhe banorët e kësaj zone kanë nisur punimin e tokave.
Isuf Curri thotë se këtë zezon ka kultivuar rreth dy dynym tokë me qepë.
Fermeri tregon se çmimi ka qenë i mirë sezonin që kaloi dhe të gjithë prodhimin e ka shitur.
Qepa e Drishtit është trashëguar brez pas brezi. Kjo qepë e veçantë zë rreth 35% të sipërfaqeve të mbjella me këtë perime.
Fara e saj sipas të dhënave është mbajtur dhe ruajtur për 200 vite. Së fundmi, specialist të fushës e kanë shpallur si specie të rrezikuar. Gjithçka lidhet me faktin se në vite nuk është punuar për seleksionimin dhe prodhimin e farës.