Fermerët e Kosmaçit kërkojnë më shumë hapësirë në treg për produktet
Agim Idrizi është një ndër fermerët e fshatit Kosmaç në bashkinë Vau-Dejës. Për të, tregtimi i prodhimit mbetet një problem shumë i madh. Sallatën që e kishte bërë gati për shitje ai po e hedh në rrugë.” Kam rreth 4 dynym sera të mbjellë me sallatë, të cilën po e hedh në rrugë, sepse nuk ka treg”, thotë fermeri Idrizi.
Në këtë periudhë ka edhe fermerë të tjerë të zonës, të cilët rrezikojnë që t’i hedhin prodhimet e tyre.
Kosmaçi është fshati i bashkisë Vau-Dejës në zonën e Nënshkodrës dhe njihet në të gjithë vendin si një ndër zonat më pjellore për produktet bujqësore. Fermerët e kësaj zone, historikisht janë marrë me bujqësi dhe toka ka qenë burim i jetesës së tyre. Si zgjidhje këta të fundit shikojnë gjetjen e tregjeve, magazinimin e ruajtjen e prodhimeve bujqësore dhe stimulimin e prodhimit vendas