Fermerët e Shkodrës po kultivojnë sipërfaqe të konsiderueshme me jonxhe
Fushat e Trushit dhe të Bërdicës në bashkinë Shkodër njihen për prodhimin e kulturave te ndryshme bujqësore.
Muaji shkurt përkon me mbjelljen e jonxhes dhe banorët e kësaj zone kanë nisur punimin e tokave. Ramadan Faiku këtë sezon ka kultivuar një sipërfaqe të konsiderueshme me jonxhe e më pas do të vijojë më mbjelljen e grurit dhe të misrit.
Fermeri tregon se cmimi me të cilën i tregton prodhimet e tij jane ulur ndjeshem.
Ndersa problem për fermeret mbeten edhe pastrimi i kanaleve, pasi bëhen shpesh herë shkaktar i përmbytjeve të fushave.
Mes vështirësive të jetës në fshat dhe punimit të tokës, largimi i të rinjve është një fenomen që ndihet së tepërmi.
Pavarësisht të gjithave, Ramadani është i lumtur më punën e tij dhe thotë që nuk do heqë dorë nga punimi i tokës.